Si do jetë moti nesër, surpriza vjen në fundjavë kështu që përgatituni

Aktualitet

Meteorologet parashikojne se sot dhe nesër territori do të dominohet nga kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave, më të dendura në zonat malore ku priten shira të përkohshëm e të izoluar.

Sërish orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes sjellin mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira kalimtare do ketë në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë mesditen e sotme dhe të nesërme, duke bërë që maksimalja territoriale të ngjitet në 33–34 gradë Celcius.

“Accuweather” njofton se moti do të surprizojë këtë fundjave dhe nga e hëna, kur termometri pritet të arrije në 36 gradë. Nëse keni plane për plazh këtë fundjavë, përgatituni të shijoni rrezet.

ME TE LEXUARAT