MB: Denonconi në këtë numër shitblerjen e votës dhe çdo krim tjetër elektoral
Ministria e Punëve të Brendshme është mobilizuar për të goditur dhe parandaluar shitblerjen e votave në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ndersa kanë mbetur 5 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve, Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka miratuar ngritjen e një platforme telefonike 24-orëshe (069 413 7777), për raportimin e rasteve të shit-blerjes së votës, përfshirjes së punonjësve të Policisë në mbështetje të subjekteve elektorale, si dhe për të gjithë krimet e tjera elektorale.
Po sot policia publikoi dhe planin e masave të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor por dhe procesin gjatë ditës së votimit. Rreth 270 punonjës të Policisë të objekteve do të lirohen nga detyra për sigurimin e tyre dhe do të marrin detyra për procesin zgjedhor.