Kapet breshka fluturuese në Orikum
Një specie e rrallë për ujrat tona është gjetur në afërsi të Orikumit në gjirin e Vlorës, pranë Pashalimanit. Bëhet fjalë për një specie që quhet breshkë fluturuese, për shkak të shpejtësisë që leviz në ujë dhe faktit se ka krahë që ngjasojnë si flatrat.
Breshka fluturuese është e rrallë dhe cilësohet një specie në zhdukje. Për këtë qëllim është bërë matrikullimi i saj nga biologët dhe u lëshua sërish në det.
Bilogët thanë se aparatura e vendosur në specien e gjetur do të japë informacione të rëndësishme për shkencën, rreth lëvizjes së saj në det. Kjo breshkë jeton deri mbi 100 vite dhe shkon në 500 kilogramë, por këto janë raste të rralla.