“Jemi të Policisë”, disa persona tentojnë të rrëmbejnë 60-vjeçarin. Ja si shpëtoi

Aktualitet

Persona ende te paidentifikuar kane tentuar te rrembejne me force nje 60-vjecar. Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare rreth orës 22:30, në fshatin Bishqem, Njësia Administrative Pajovë.

Burimet e policise bejne me dije se persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip “Benz”, kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga shtetasi P.S, 60 vjeç, banues në fshatin Bishqem, i cili po po lëviste nga një lokal për në banesën e tij.

Në momentin e ndalimit këta shtetas janë prezantuar si punonjës policie dhe dyshohet se kanë tentuar të merrnin me forcë në automjetin e tyre shtetasin P.S.

Shtetasi P.S., ka kërkuar ndihmë ku menjëherë kanë dalë fqinjët e tij. Personat që tentuan ta merrnin me forcë janë larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Komisariatit të Policise Peqin janë duke verifikuar, sqaruar rastin dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 246, 110 dhe 22 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT