Identifikohet autori i thyerjes së xhamave Kishës Katolike në Tiranë
Lajmifundit
/
8 Qershor 2017, 15:04
Aktualitet
Identifikohet nga policia autori i thyerjes së xhamave të Kishës Katolike në rrugën e “Kavajës” në Tiranë.
Ngjarja ndodhi gjatë natës, ndërsa policia pasditen e sotme tha se autori i dyshuar është E. R, 29 vjeç. banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se në orët e para të datës 08.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka thyer xhamat e Kishës Katolike” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kanë kalu prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës dhe 29 vjeçari do të hetohet në gjëndje të lirë për akuzën e “shkatërrimit të pronës.” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.