Katër ditë pasi u rizgjodh kryeministër, Edi Rama kërkon ndihmë publikisht...

Politikë

Katër ditë pas fitores se thelle ne zgjedhje, kryeministri Edi Rama duket se ka nisur të mendojë për gjërat që do të duhet të përmirësojë ne qeverisjen e vendit. Në një shenim në Facebook, kryeministri Rama pyet të gjithë ndjekësit e tij se “nëse do të ishe ti kryeministri i Shqipërisë, cilat do të ishin tre gjërat më kryesore që do përmirësoje? “

Postimi i Ramës në FB

ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po e përsëris që fitorja i takon Shqipërisë dhe njerëzve të zakonshëm të saj, ndërsa e imja, e jona si të zgjedhur për të udhëhequr vendin, është vetëm barra e shumëfishuar e përgjegjësisë qeverisëse.

Na duhet një reflektim i thellë brenda vetes, për të kuptuar me sa më shumë vërtetësi, çfarë duhet të korrigjojmë e përmirësojmë tek vetja, tek sjellja e puna e secilit prej nesh dhe e forcës sonë të madhe e të suksesshme, por edhe me jo pak të meta, Partisë Socialiste.

Çfarë duhet të korrigjojmë në përmbajtjen e në stilin e qeverisjes dhe si duhet e mund ta përmirësojmë, kulturën tonë qeverisëse, cilësinë e skuadrës që qeveris, në legjislativ e në ekzekutiv, bilancin qeverisës në çdo sektor?

Dhe më e rëndësishmja, si ta bëjmë këtë reflektim sa më gjithëpërfshirës, duke mos folur e dëgjuar vetëm mes njëri-tjetrit, po duke dëgjuar edhe të tjerët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, sa më shumë prej tyre, qofshin ata që na kanë votuar qofshin ata që nuk na kanë votuar?

Po përgatitemi që në këtë fazë tranzitore deri në krijimin e qeverisë së re, të bëjmë një proces dëgjimor në të gjithë Shqipërinë, me disa nivele apo rrathë, brenda partisë dhe jashtë jashtë saj.

Ju jam mirënjohës paraprakisht, për çdo sugjerim prej jush këtu në rrjetin tonë dhe për ta bërë ndoshta më të lehtë, komentin tuaj, po ju pyes:

Nëse do të ishe ti kryeministri i Shqipërisë, cilat do të ishin tre gjërat më kryesore që do përmirësoje? Natyrisht, kushdo mund të dalë nga korniza e kësaj pyetjeje apo mund ta shpërfillë atë plotësisht, e të shkruajë atë që dëshiron.

ME TE LEXUARAT