Dhjetë markat më të vlefshme të makinave në botë, do habiteni

Teknologji

Studimi më i ri i kompanisë Millward Brown tregon se Toyota vazhdon dominimin shumëvjeçar në mesin e markave të mëdha botërore.

Vlera e brendit Toyota më 2017 është vlerësuar në 28,66 miliardë dollarë, me rënie të lehtë prej 3% krahasuar me vitin e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në studimin, i cili publikohet çdo vit, janë renditur 100 brendet më të vlefshme botërore, ndërsa Toyota në 12 vitet e fundit madje dhjetë herë ka marrë emërtimin e brendit më të vlefshëm botëror.

Vendin e dytë e zë BMW, e cila po ashtu ka shënuar rënie për 8%, në 24,56 miliardë dollarë. Në vendin e tretë renditet auto-brendi gjerman Mercedes, vlera e të cilit është 23,51 miliardë dollarë, me rritje vjetore prej 4%.

Lista e dhjetë markave të veturave më të vlefshme në botë më 2017:

1.Toyota 28,66 -3%

2. BMW 24,56 -8%

3. Mercedes 23,51 +4%

4. Ford 13,06 0%

5. Honda 12,16 -8%

6. Nissan 11,34 -1%

7. Audi 9,39 -1%

8. Tesla 5,88 +32%

9. Land Rover 5,53 +17%

10. Porsche 5,14 +16%

ME TE LEXUARAT