Chelsea merr vendimin final për trajnerin Antonio Conte
Lajmifundit
/
18 Qershor 2017, 13:53
Sport
Mediet britanike shkruajnë se kampionët e Anglisë kanë vendosur ta mbajnë teknikun italian.
Ai ishte kritikuar nga drejtuesit e “Bluve” për shkak të mesazhit që i kishte dërguar Diego Costas për largimin e spanjollit nga londinezët.
Megjithatë, thuhet se Chelsea do t’ia besojë Contes drejtimin e skuadrës, madje, klubi nga “Stamford Bridge” shumë shpejtë do t’ia ofrojnë italianit kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2020.