Basha sulmon ashpër Ilir Metën: SHPK-ja jote merr fund më 25 qershor...

Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sulmoi ashpër Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e cilësuar SHPK, që sipas tij merr fund me 25 qershor.

Ish-kryetarin e saj, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, kryetari i opozitës e krahasoi me “Tregtarin e Venedikut” në veprën e Shekspirit, ndërsa tha se është zgjedhur President nga një pazar politik mes tij dhe Edi Ramës.

"Tregtarit të Venedikut që u zgjodh President si akti i fundit të Republikës së vjetër dua t’i them që ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që SHPK-ja e tij do të shkojë drejt falimentimit total më 25 qershor", tha kreu i PD.

Basha premtoi para qytetarëve se reforma kushtetuese do te jete instrumenti që do të zhbëje pushtetin e pakufizuar të politikanëve.

"Fatin e kanë të lidhur me pazaret që bëjnë me njëri-tjetrin. Kjo do të marrë fund më 25 qershor. Kjo është Republika e re. Pushteti do të jetë në duart tuaja", theksoi Basha.

Ai tha se ai do të jetë kryeministër i ekonomisë dhe punësimit, ndërsa sipas tij kryeministri refuzon debatin pasi nuk ka bilanc sepse ne këto katër ka braktisur çdo premtim. E vetmja arritje sipas tij është ai i bërjes njësh të shtetit me kriminelët.

"E vetmja arritje, i vetmi shtet i Edi Ramës është shteti i kriminelëve në Parlament dhe në Bashki ku ju e keni simbolin, Artur Bushin apo çfarë do tjetër emri të ketë. Ju e keni produktin, drogën cep më cep të Krujës, cep më cep të Shqipërisë".

Kryetari i Partisë Demokratike, tha se kryeministri Edi Rama për mashtrimet e tij do te ndëshkohet me vote, ndërsa sipas tij programi ekonomik i opozitës do te nxjerr nga kriza vendin dhe do u rikthej qytetarëve dinjitetin.

ME TE LEXUARAT