Atentati me plumb në kokë, Tofik Hyka ishte kërcënuar, autorët mbeten të pa identifikuar

Aktualitet

Konfliktet me shumë persona të ndryshëm që ka Tofik Hyka, e vështirëson punën e policisë për të zbardhur ngjarjen. Edhe pse momeni kur dy persona me motor qëlluan në drejtim të Hykës, identifikimi i tyre është i vështirë.

Dy autorët që plagosën Tefik Hykën paraditen e së martës, janë ende të paidentifikuar. Edhe pse lëvizjet e tyre janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve rreth lokalit ku ndodhi ngjarja, ata nuk mund të dallohen pasi në kokë kanë skafandra.

Tefik Hyka, 56 vjeçari u qëllua disa herë me pistoletë duke mbetur i plagosur.

Për këtë ngjarje, janë shoqëruar mbi 15 persona por asnjëri prej tyre nuk duket të ketë gisht në këtë atentat. Policia e ka të vështirë të percaktojë edhe motivin e ngjarjes për shkak të të kaluarës së 56 vjeçarit. Konfliktet e tij kanë nisur që në 1995 me Dritan Avdylin në Shkozet. Konflikt që u pasua me një seri vrasjesh.

Po jo vetëm kaq. Tofik Hyka ka konfliket edhe me persona të tjerë për shkak të borxheve që u ka marrë. Sipas policisë, 56 vjeçari u merrte shuma të konsiderueshme parash personave të tjerë dhe nuk ua kthente më. Tofik Hyka është kërcënuar disa herë dhe vitet e fundit ai jetonte më shumë jashtë vendit.

Sipas burimeve të policisë, Hyka lëvizte gjithmone i shoqëruar pasi gjithmone ka qenë i rrezikuar. Tre dite para se ti bënin atentat, Hyka është kërcënuar nga persona ende të paidentifikuar. Tofik Hyka u qëllua me pistoletë ndërsa ishte ulur në verandën e një lokalit me një mikun e tij pranë Stadiumit Dinamo.

ME TE LEXUARAT