Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, bllokohet tuneli nga trafiku i rënduar (Foto)

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur në tunelin e Elbasanit në autostradën Tiranë-Elbasan ditën e sotme, ku për pasojë ka sjellë një trafik të rënduar nga të dy korsitë pasi tuneli është bllokuar i gjithi.

Lajmin e bëri me dije faqja JOQ, kontaktuar nga qytetarët dëshmitarë. Përshëndetje JOQ! Ka ndodhur një aksidente brenda tunelit të Elbasanit dhe jemi në një trafik të paparë. Mësuam se ka nga aksidenti ka marrë flakë një makinë tip “Fiat Punto” dhe erdhi edhe zjarrëfiksja pas pak. Tani po fillohet të lirohet trafiku pak”, përfundoi qytetari.

Jemi në sezon vere dhe fluksi i udhëtimeve është i madh, sepse në vend kthehen edhe emigrantët, prandaj duhet të tregoni kujdes dhe të merrni masa pasi mund të ngeleni në trafik për orë të tëra në segmente të ndryshme rrugore.

Pamje nga aksidenti brenda tunelit.

ME TE LEXUARAT