Adoleshentja në Tiranë përndiqet nga dy 20 vjeçarë, njëri prej tyre e përdhunon
Lajmifundit
/
3 Qershor 2017, 14:52
Aktualitet
Policia e Tiranës ka arrestuar dy 20 vjeçarë nga Pogradeci, pasi kanë përndjekur një 19 vjeçare në Tiranë, në zonën e ish- bllokut dhe më pas njëri prej tyre e ka përdhunuar.
Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Njoftimi i policsë:
‘’Më datë 02.06.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.K dhe R.Ç, vjeç 20 e 20, banues në Pogradec e Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur, kanë përndjekur shtetasen G.B, vjeç 19, me të cilën dyshohet se shtetasi A.K, ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Nenet 102 e 121/a/2 të Kodit Penal.’’