Vrasja e drejtorit të OSHEE e pronarit të Vlora Channel, zbulohen në makinë dy prova të forta

Aktualitet

Zbardhen detaje të reja lidhur me hetimet për vrasjen e kreut të OSHEE-së së Vlorës Roland Saliu dhe biznesmenit, Mirvjen Hysenit, pronar i një media lokale në qutetin e Vlorës.

Burime brenda grupit hetimor thanë për Ora neës se në makinën e cila u gjet e djegur në nënkalimin e Panajasë është gjetur një armë, gëzhojat e të cilës përputhen me gëzhojën e gjetur në vendin e krimit. Kjo ka bërë që grupi hetimor të mendojë se kjo është arma me të cilën është kryer atentati i 24 majit në sheshin “Flamuri” në Vlorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet e grupit hetimor thonë se në sediljen e pasme të automjetit kanë arritur të gjejnë të padjegur plotësisht një maskë të zezë, e cila mendohet se është përdorur nga autorët.

Ekspertet kriminalistë kanë arritur të gjejnë edhe gjurmë por edhe fije floku të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit të ADN-së, citon oranews. Këto do të hedhin dritë mbi ngjarjen e tre ditëve më parë.

Pistat kryesore të hetimit janë ato që kanë të bëjnë me të shkuarën e Mirvjen (Erven) Hysenit , ku nuk perjashtohet ngjarja e dy viteve më parë në lagjen 24 maji në Vlorë, ku mbeti i vdekur Haki Rakipi i afërm i Hysenit.

ME TE LEXUARAT