Vlorë, tre persona grabisin të moshuarin, i marrin lekë dhe euro
Një 63-vjeçar nga Vlora pretendon është tre persona i kanë marrë një sasi parash.
Sipas policisë ngjarja i moshuari me iniciale A.S ka bërë denoncimin në polici ku ka sqaruar se “Rreth orës 19:10, në lagjen “10 Korriku” duke ecur në rrugën kryesore, i kanë dalë para 3 shtetas të cilët nën ushtrimin e forcës i kanë marrë 25.000 lekë të rinj, 300 euro, 3 aparatë celular dhe më pas janë larguar me shpejtësi me ndihmën e një automjeti të llojit Benz.”
Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej bashkëpunëtorëve shtetasin G.Gj dhe për arsye hetimore nuk mund të bëjmë publike gjeneralitetet e plota.
Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet iu referuan Prolurorisë për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”, neni 139 dhe 25 të Kodit Penal.