Vijojnë hetimet për kufomën e gjetur në Vlorë, ja dyshimet e policisë
Ende vazhdojnë hetimet për trupin e pajetë të konstatuar mëngjesin e sotëm në ujërat e Ishullit të Sazanit. Sipas Rojes Bregdetare të Marinës në Vlorë, trupi i pajetë është konstatuar në pjesën veriore të Ishullit të Sazanit, rreth 5-6 m larg nga bregu i detit.
Dyshohet se trupi i pajetë i përket njërit prej 2 skafistëve të zhdukur të gomones me drogë që u gjet më 11 mars 2017 me 1.2 ton hashash në bord.
Më 24 mars u gjet trupi i mbytur i skafistit të parë, 60 vjeçarit Luman Laze.
Gomonia e cila u gjet e braktisur me 11 mars në ishullin e Sazanit, dyshohet se mbante 1.2 kanabis.
Mjeti lundrues u nxor një ditë më pas me ndihmën e forcës detare.