Publikohet videoja e atentatit me eksploziv ndaj ish-kryeministrit grek

Bota
Publikohet videoja e atentatit me eksploziv ndaj ish-kryeministrit grek

Ish – Kryeministri grek, Lukas Papademos ka mbetur i lënduar këtë të enjte, pas një shpërthimi të ndodhur në automjetin me të cilin udhëtonte.

Mediat helene shkruajnë se ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites në “3 SeptemVriou” të Athinës. Ish – Kryeministri dyshohet se hapi një zarf brenda së cilit ndodhej lëndë eksplozive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai mësohet se ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe këmbëve dhe është transportuar drejt spitalit Evagelismos. Sipas grekes “Protothema”, ish – Kryeministri është jashtë rrezikut për jetën.

I lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur edhe shoferi i Papademos. Paraprakisht, policia greke dyshon se pas këtij sulmi qëndron “Bërthamat e Zjarrit”, pasi kjo organizatë terroriste është e njohur për praktika të tilla, si bomba në zarf.

Lukas Papademos e mori detyrën e Kryeministrit në Nëntor të 2011 -ës, në një periudhë trazirash politike e ekonomike.

Ai qëndroi në këtë post deri në Maj të 2012 -ës. Papademos ka mbajtur gjithashtu postin e zëvendëspresidentit të Bankës Qendrore Europiane

ME TE LEXUARAT