Burime nga qeveria greke: Ja çfarë i tha Tsipras Ramës në takim

Politikë

Takimi Tsipras- Rama është përcjellë me një njoftim lakonik nga agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA.

Agjencia citon burime qeveritare pjesëmarrëse në takim. Sipas këtyre burimeve, Tsipras i ka theksuar Ramës rëndësinë që Athina i jep stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës europiane të vendeve të rajonit.

Burimet gjithashtu kanë shtuar se Tsipras ka theksuar që retorika dhe praktikat nacionaliste në të gjithë rajonin duhet të kapërcehen, në dobi të parimeve demokratike dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas Agjencisë, ky ka qenë takimi i vetëm i programuar i Kryeministrit grek, ndërkohë që Tsipras ka pasur kontakte të shkurtra edhe me homologë të tjerë, citon oranews.

ME TE LEXUARAT