"Nuk i di problemet e partisë, por Jozefina Topalli ishte gur themeli për opozitën"

Politikë

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka shkruar një status në profilin e saj në “Facebook”, ku jep një mendim në lidhje me listën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Açka shprehet se ndjen keqardhje për faktin se ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë Jozefina Topalli mbeti jashtë listave të opozitës.

Shkrimi i Flutura Açkës:

As nxehje nuk bëhet me këtë listë… Unë nuk i di problemet e partisë, por di se Jozefina Topalli ka qenë një opozitare e vërtetë, ndër të paktat që bënte opozitë në këto katër vite, kur të tjerët flinin. Ndër të paktat që ia ndryshoi hijen e rëndë asaj godine me sharmin e saj. E para që mundi të thyejë protokollet e ftohta dhe e hapi derën për artistë, mjekë, shkencëtarë. E vetmja që nuk u përfol në popull si ‘xhepiste’ e shtetit në pozicionin e saj.

Unë nuk di kush do të bëjë opozitë, se të bërit opozitë do edhe sharm’ edhe mend edhe ndershmëri, veç në paçi vendosur të bashkëqeverisni me bijtë e atyre që pagëzuan komunizmin, pa kërkuar ndjesë kurrë. Keqardhje, PD nuk ka nevojë nxehje për në pushtet, por të marrë pushtet!!!

ME TE LEXUARAT