Tërhiqet Isa Mustafa: Nuk kandidoj më për kryeministër

Kosovë&Rajon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ai mund të mos jetë i nominuari i këtij subjekti politik në zgjedhjet e reja që priten të mbahen me 11 qershor.

Me rastin e shënimit të 27 vjetorit të themelimit – Dega në Istog, Mustafa ka thënë se para dy vite e gjysmë, në zgjedhjet e vitit 2014, si parti kishin deklaruar se për zgjedhjet e reja nga ta do të jetë një kandidat tjetër për të parin e ekzekutivit.

Mustafa ka theksuar aty, se do të ulet bashkë me kryesinë e partisë për të biseduar për njeriun që ata do ta nominojnë për kryeministër, njofton Klan Kosova.

ME TE LEXUARAT