Shefi i kuzhinës zbulon pjatat e preferuara të Ramës, Bashës dhe Nanos
Lajmifundit
/
13 Maj 2017, 15:27
Showbiz
Renato Mekolli, shefi i restorantit Umami, ka zbuluar dje në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, se çfarë hanë në restorantin e tij emra të njohur të politikës shqiptare, si kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha dhe ish-kryeministri Fatos Nano.
Sipas Renatos, kryeministrit i pëlqen të hajë lehtë, do gjëra peshku, nuk do gjëra me yndyrë, dhjamra, e Basha tha se “vdes për burgerin”.
Ndërsa për Fatos Nanon, u shpreh se nuk ka preferenca të caktuara.