Sekuestrohen 1800 kg marijuanë, arrestohen 2 shqiptarë dhe 2 vendas në Itali

671
Kliko per me shume info

Një natë më parë, policia financiare e komunës së Molfetas në provincën e Barit ka arrestuar 2 shtetas shqiptarë 27 e 40 vjeç dhe dy italianë 47 e 50 vjeç pasi u akuzuan për trafikim droge.
Sipas policisë, shtetasit po udhëtonin me dy furgona, njëri prej të cilëve rezultonte i vjedhur ku u sekuestruan rreth 1800 kg marijuanë e konfeksionuar në 101 pako me vlerë përfitimi në treg rreth 13 milionë euro.

Arrestimi i tyre u bë pas sinjalizimit të një patrulle policie e cila kishte identifikuar një furgon që udhëtonte me drita të fikura me drejtim në qytezën Bisceglie.

Kliko per me shume info

Në zonën industiale të saj komune furgonit i është bashkuar një furgon i dytë.

Forcat italaine të rendit kanë aktivizuar menjëherë operacionin e ndjekjes e pas disa minutash kanë mundur të ndalojnë të 2 furgonat e të arrestojnë 4 persona ; 2 shtetas shqiptarë e 2 italianë.

Gjatë ndalimit 2 prej të arrestuarve kanë tentuar arratisjen duke u hedhur nga një lartësi prej 5 metrash, fakt që i ka shkaktuar plagë në trup duke detyruar shtrimin e kurimin e tyre pranë spitaleve të Bari e Andrias.

Gjatë ditëve të fundit policia financiare e Barit ka sekuestruar rreth 8 tonë marijuanë si përmes operacioneve detare ashtu dhe në ato tokësore.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here