Rama publikon video nga protesta e PD, ja mesazhi për miqtë “demokratikas”

Politikë

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer debatit për numrin e protestuesve që morën pjesë ditën e djeshme në tubimin e PD.

Me një postim në FB, Rama ka publikuar një video nga kjo protestë, duke dhënë edhe një mesazh për ata që ai i quan “miq demokratikas”

Reagimi i Ramës:

Meqe dje beme debat me ca miq demokratikas ketu ne rrjet, te cilet kembengulnin se fotoja qe une postova ishte bere dy ore perpara fillimit te protestes “me te madhe ne histori”, meqe me akuzuan madje per trukim te fotos, po edhe meqe une s’jam nga ata qe terhiqem kur perballem me argumentin e forces e jo me forcen e argumentit, per te gjithe miqte demokrate ne kete rrjet, po postoj nje video dhe nje foto.

Videon ma nisi nje mik i rrjetit, eshte bere gjate kendimit te himnit dhe nuk besoj se do me thote kush nder kundershtonjesit e djeshem, se himni nuk kendohet ne fillim te aktivitetit po dy ore perpara.

Foton po ashtu, e mora nga nje tjeter mik i rrjetit, eshte faqja e pare e gazetes se PD-se sot, ku del qarte se njesoj siç numrat e protestes ne gojen e udheheqjes se çartur demokratikase jane pjelle e fantazise, edhe dendesia e protestuesve ne foton kryesore te organit te asaj partie, eshte pjelle e nje fotoshopimi qesharak.

Prandaj, miq demokratikas ketu ne rrjet, debatoni sa te doni me mua, me kundershtoni sa t’u doje qejfi, po aman, ju lutem, per respekt ndaj vetes ne radhe te pare, bejeni “luften” me mua, me syte tuaj, jo me syte e udheqesve te verber, qe ju duan peng; me zerin tuaj, jo me zerin e altoparlanteve te udheheqjes, qe ju duan shurdhe; me mendjen tuaj, jo me mendjen e te marreve ne udheheqje, qe ju duan mish per top kunder drejtesise se re dhe Shqiperise qe duam

ME TE LEXUARAT