Pornografia rekord shikueshmërie, femrat ballkanase të fiksuara

Soft

Shikueshmëria e filmave pornografike ka thyer rekord, tregojnë studimet. Sipas një analize të sajtit më të shikuar në botë të filmave për të rritur Pornhub, viti 2016 ka thyer rekordin për shikueshmërinë e videove, që për t’i shikuar duhet të kesh së paku 18 vjet.

Shifrat janë të çmenduar dhe gati të pabesueshme.

Sipas studimit të Pornhub, në vitin që lamë pas numri i videove të shikuara (këtu përfshihet shikimi i videove të njëjta nga shumë veta) është, besoni ose jo, mbi 91 miliardë, ose shprehur në shifër – 91. 980. 225. 000.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo, nëse nxjerrët një mesatare, i bije 12.5 video të shikuara për një person në botë.

Sipas të njëjtit studim, vendi që shikon më shumë video porno është Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më pas vjen Britania e Madhe, e treta është Kanadaja, e katërta India dhe pesëshen e përmbyllë Japonia.

Ndërsa kategoritë që shikohen më së shumti janë; “lesbike”, “Njerka”, “MILF”, “adoleshent”, etj. Të dhënat janë edhe për rajonin e Ballkanit, saktësisht edhe për Kosovën e Shqipërisë.

Statistika më interesante për këtë pjesë të botë është se femrat përbëjnë një përqindje mbi mesatare të botës të shikuesve të poronografisë. Më shumë femra që shikojnë porno në botë ka vetëm në disa vende Latine dhe në Filipine – shtet i cili prinë.

Statistikë tjetër për pjesën e Ballkanit është se kategoritë më të shikuara janë – “MILF” dhe “Më të vjetra”.

Ndërsa pornostaret më të kërkuara në internet janë; Lisa Ann, Mia Khalifa dhe Kim Karadashian – e cila në fakt nuk është pornoaktore me profesion.

Kurse pornoaktorët më të kërkuar nga femrat janë; James Deen (pornokator që njihet për videot e tij të ashpra), Bruce Venture dhe Manuel Ferrara.

ME TE LEXUARAT