Policia e Shtetit nxjerr në terren mbi 2 mijë efektivë. Çfarë po ndodh në Tiranë?
Një angazhim maksimal po shihet nga Policia e Shtetit për protestën e të shtunës që ka paralajmëruar opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Për të siguruar rendin e qetësinë, mësohet se do të angazhohen mbi 2 mijë efektivë me uniformë policie, teksa do të ketë edhe policë civilë mes protestuesve.
Por edhe pse opozita e ka theksuar disa herë që protesta do të jetë paqësore, frika edhe e ndërkombetareve por edhe në Policinë e Shtetit është se mund të ketë trazira. Ambasada amerikane ka lëshuar një njoftim për shtetasit amerikane që jetojnë në Tiranë të kenë kujdes ditën e shtunë.
Në terren mësohet se në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe repartit RENEA.