Ministri Demiraj në Shkodër e Lezhë: Zero tolerancë për policët në aktivitete politike

Politikë

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj po zhvillon një takim me drejtoritë e policisë në Qarkun Lezhë dhe Shkodër.

Gjatë takimeve atje, Demiraj ka kërkuar zero tolerancë për policët që përfshihen në aktivitetet politike.

Ministri përcolli prioritetet kryesore për një proces zgjedhor të sigurt dhe të qetë, luftën pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike, parandalim te përdorimit të parave të trafikimit të drogës dhe blerjen e votës.

Ministri Demiraj, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit z. Haki Cako theksuan zero tolerance për punonjësit e policisë që përfshihen në aktivitete të subjekteve politike.

Ai garantoi mbështetje maksimale për arritjen e misionit kushtetues të strukturave të Policisë së Shtetit.

ME TE LEXUARAT