Dy të rinj shqiptarë në mbrëmjen e maturës me kamion
Në këtë vit, si kurrë më parë, maturantët kanë bërë gjetje nga më të ndryshmet sa i përket paraqitjes dhe parakalimit të fundvitit, një shënim ky i veçantë në vendin tonë që shënon përfundimin e maturës. Ka pasur risi si tek veshjet ashtu edhe në mënyrat e festimit. Express ka paraqitur disa raste më të veçanta të cilat kanë ardhur në adresë të redaksisë.
Por ky çift nga Istogu duket më i veçantë, edhe pse performancën e tyre të planifikuar e kishte prishur në fund, siç thotë prindi i tij, një nga policët e trafikut, përkundër faktit që kolegët e tij nuk kishin qenë dakord t’ua prishnin këtij çifti maturantësh këtë festë të planifikuar më parë.
Edhe pse policia nuk kishte lejuar që këta maturantë të parakalonin me kokën e kamionit MAN, me gjithë insistimin e shoferit të tyre se rruga deri te shkolla ishte rrugë e lejuar për kamionët, ky çift maturantësh të paktën do të ketë mundësinë që përmes Gazetës Express të prezantohen para lexuesve të shumtë me anë të fotografisë që kanë dërguar. Urime!