Kapen 46 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohet një shtetas, ndiqen penalisht kryeplaku dhe inspektori Pyjor

Aktualitet

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas, ndërsa kryeplaku i fshatit dhe inspektori Pyjor do të procedohen në gjendje të lirë, pasi u zbuluan 46 bimë kanabisi të kultivuara në një parcelë në fshatin Karmë të Vaut të Dejës.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Prek Mhilli, 51 vjeç, banues në fshatin Naraç, u vu në pranga si i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë Alfred Ndrekaj, 29 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshatit Karmë, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit”.

Po ashtu, edhe Paulin Mark Pylla, 38 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, në Bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit”.

ME TE LEXUARAT