Lajmi i fundit/ Gjendet gomonia super e fuqishme në Vlorë, ekspertët: Do të trafikonte drogë
Lajmifundit
/
12 Maj 2017, 14:24
Aktualitet
Policia Kufitare e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ‘’STORM ONE’’ ditën e sotme, duke bërë të mundur bllokimin dhe sekuestrimin e një mjeti super të fuqishem. Sipas ekspertëve, ky mjet është i përshtatur dhe modifikuar për transport lëndësh narkotike në sasi të konsiderueshme dhe për të përballuar det deri në 7 -8 ballë.
Sipas njoftimit të policisëm mjeti është gjetur në pronësi të shtetasit me iniciale G.M 30 vjec, nga Vlora.
Ndërkohë që forca të shumta policore të Delta Force, Policisë Kufitare dhe Drejtorisë së Qarkut po kontrollojnë zonën ku gjet gomonia.