E pazakontë, tri gra përdhunojnë një djalë 23 vjeçar për 3 ditë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Afrikën e Jugut ku një taksi e gabuar i ka kushtuar një djali 23 vjeçar 3 ditë të tmerrshme. Ky i fundit është pëdhunuar vazhdimisht nga tre femra të cilt ndodheshin në të njejtën taksi me të, shkruan “Daily Mail”.
Teksa udhëtonin me taksi, papritur femrat i injektojnë një lloj substance e cila e vë në gjumë dhe zgjohet në një vend të panjohur. Më pas ato i kanë dhënë të konsumojë pije energjike në mënyrë që t’a përdhunonin gjatë ditëve.
Pas tre ditësh, gratë e kanë lënë të lirë 23-vjeçarin në një fushë dhe gjysmë të zhveshur, ku ai ka mundur të ndalojë një makinë për të shkuar më pas në polici. Mësohet se policia është vënë në ndjekje të autoreve pa i interesuar gjinia e tyre.