Detajet/ Arrestohet trafikanti 18 vjeçar i minave me telekomandë, ja si ra në kurthin e agjentit të infiltruar

Aktualitet

Të tjera detaje zbulohen nga aksioni në Lezhë, ku një bandë tentonte të trafikonte 9 mina me telekomandë. Njëri prej të arrestuarve, është 18-vjecari Stavro Kotorri, djali i biznesmenit Hikmet Kotorri i ekzekutuar 4 vite më parë në kryeqytet.

Ai u arrestua dje në përpjekje për të trafikuar mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, bashkë me mikun e tij, Franko Çinari, 21 vjeç.

Mësohet se për të rënë në gjurmët e grupit të strukturuar kriminal, policia e Lezhës përdori një metode speciale hetimi. Blutë e Lezhës infiltruan një agjent brenda grupit i cili ra në kontakt me ta dhe porositi një minë.

Ndërsa policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 30 vjeçar si pjesë të grupit ku bënte pjesë edhe Stavro, po hetohet gjithashtu për të zbardhur qëllimin e prodhimit të minave dhe kush i kishte porositur ato.

ME TE LEXUARAT