Data e zgjedhjeve një ditë me festën e Bajramit, Myftiu i Shkodrës sulmon Ramën e Bashën

Aktualitet

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari nga falja e e së premtes në xhaminë e Parrucës ka kritikuar marreveshjen mes dy liderve kryesor të politikës, Edi Rama dhe Lulzim Basha mbi mbajtjen e zgjedhjeve në 25 qershor, që përkon me festen e Bajramit për myslimanet.

Sipas Sytarit një veprim i tillë nuk kishte ndodhur as në kohën kur Shqipëria drejtohej nga komunistet dhe besimi ishte i ndaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u ndal edhe tek fenomenet aspak të pëlqyeshme sipas tij me të cilat është dashur të përballen myslimanët gjatë viteve të shkuara në muajin e shenjtë të Ramazanit, ku festat me alkool janë zhvillluar ngjitur me xhamite e qytetit.

Imam Sytari u ndal në mesazhin e tij përpara besimtareve tek rendesia që ka muaji i shenjtë i Ramazanit për çdo mysliman dhe agjerimi në vetvete, cilësohet si sakrificë e pranuar.

ME TE LEXUARAT