Enrique Iglesias arrestohet në SHBA

Showbiz

enriqueEnrique Iglesias është arrestuar, sipas informatave jozyrtare, për shkak të vozitjes me patentë të pavlefshme vozitjeje. Polica e kishte ndaluar gjatë një kontrolli rutinor në trafik.

Iglesiasin, transmeton koha.net, e kishte ndaluar pjesëtari i policisë së Floridës dhe ai menjëherë kishte vërejtur diçka të dyshimtë.

Kur ishte ndaluar Enrique kishte kërcyer në ulësen e pasme e bashkudhëtari i tij kishte kaluar në karrigen e vozitësit.

Personi që ishte vozitur me të është akuzuar për pengim të dhunshëm të zbatimit të drejtësisë, ndërsa Enrique është arrestuar për shkak të dokumenteve të pavlefshme.

ME TE LEXUARAT