Kompania shqiptare përfundon punimet në aeroportin ndërkombëtar në Kazakistan
Jane disa ngjarje e fenomene per te cilat shqiptaret duhet te jene krenare. Dhe kjo eshte nje prej atyre ngjarjeve: “Mabetex Group” ka përfunduar të hënën punimet në Aeroportin Ndërkombëtar në Astana të Kazakistanit me kapacitet mbi 5 milionë pasagjerësh në vit.
“Mabetex Grup” në një kohë rekorde ka arritur t’i përfundojë të gjitha punët e kontraktuara për renovimin e aeroportit të Astanas.
Në hapjen e këtij aeroporti ishte edhe presidenti i “Mabetex Group”, Afrim Pacolli, i cili ka falënderuar presidentin Behgjet Pacolli për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë gjatë gjithë kohës.
Ne veçanti, Afrim Pacolli ka falënderuar presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, Qeverinë dhe gjithë popullin e këtij vendi për besimin që ia kanë dhënë kësaj kompanie gjatë këtyre 21 viteve, raporton “Indeksonline”.