Ilir Meta largohet pas 13 vitesh, ja kryetari i ri i përkohshëm i LSI

Politikë

Pasi Ilir Metado te largohet si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim për shkak të kandidimit për kryetar të shtetit, burimet bëjnë me dije se këtë post do ta mbajë përkohësisht Ministri Petrit Vasili.

Petrit Vasili i cili aktualisht mban postin e zëvendës/kryetarit të LSI-së, do të drejtojë këtë parti derisa të bëhen zgjedhjet me një anëtar një votë.

Ilir Meta pas 13 viteve në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë.

Vendimi për të mbështetur si kandidat emrin e tij është marrë në konsensus mes mazhorancës, ndërsa votimi zhvillohet sot në orën 17:00.

ME TE LEXUARAT