Reagon ashpër ndaj Nishanit, Rama: Ju meritoni…

Aktualitet

Një reagim i ashpër vjen nga Rama ndaj ndaj deklaratave të Presidentit Bujar Nishani, sa i takon përpjekjeve për të ulur në tryezën e dialogut krerët e partive më të mëdha politike në vend. Pasi kreu i Qeverisë tha se “as Presidenti nuk ia ka dalë të ulë në tryezën e dialogut kreun e opozitës”, ka ardhur reagimi nga Presidenca.

Në këtë reagim, Nishani ftonte kryeministri Rama të linte shantazhet, teksa theksonte se i ka krijuar të gjitha kushtet për realizimin e tryezës së dialogut.

E fill pas kësaj, ka ardhur një tjetër reagim nga kryeministri Rama, i cili e akuzon Presidentin Nishani, se me këtë qëndrim ka treguar se “nuk mund të jetë i paanshëm”.

“Z.President ju meritoni gjithë keqardhjen time për sa sapo thatë! Prapë provuat që nuk jeni dot i paanshëm! Unë jam gati për dialog. Pa kushte”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.

ME TE LEXUARAT