Puthje e përqafime pasionante në "burgun" e Big Brother, vajzat vizitojnë djemtë
Një orar i caktuar është lënë në mënyrë që vajzat të mund të shkojnë dhe të takojnë tre djemtë, brenda shtëpisë së Big Brother, të cilët u dënuan ditën e djeshme.
Në burgun ku vuajnë dënimin Damiano, Ervin dhe Olsi kanë shkuar Fiorentina, Armela dhe Sidrita. Pas puthjeve dhe përqafimeve, vihet re se ndasia e madhe mes tyre vazhdon ende.
Fiorentina pas Olsit takon Ervinin dhe shmang Damianon dhe Sidrita shkëmben puthje me Ervinin takon edhe Olsin e po ashtu shmang Damianon.
Armela ndoqi të njëjtin “parim” të dy vajzave. Ajo takoi vetëm Damianon dhe nuk i foli fare as Olsit dhe as Ervinit. Damiano i thotë Armelës që të mos shqetësohet.
Ai beson se nuk do të qendrojnë shumë të veçuar. “Fakti që jemi të tre të nominuar, nuk e besoj që do të na lënë për shumë kohë këtej”, i thotë ai, duke e pyetur me pas edhe se me kishte fjetur.