“Pse ma shikon gruan?". Burri vret kushëririn me dru në kokë në Dibër

Aktualitet

Ka perfunduar me bilanc tragjik një sherr banal mes dy kushërinjve në Peshkopi. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë ku shtetasi H. Tusha u konfliktua me të afërmin e tij, Agron Tusha.

Policia DiberKy i fundit para tri ditësh, është konfliktuar me H. Tushën duke i kërkuar që të mos ia shikonte më me sy bashkëshorten.

Ai e ka sulmua me sende të forta kushëririn e tin duke e plagosur rëndë. “Mos ma shiko më gruan”, i bërtiste Agron Tusha kushëririt teksa e godiste.

H. Tusha ka qënë në gjendje të rnëdë prej tri ditësh në spital dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ndërkohë, Policia ka arrestuar Agron Tushën 43 vjeç për ngjarjen.

ME TE LEXUARAT