Video/ Pamje të rralla nga parada ushtarake në Kore
Në mesin e tensioneve gjithnjë e në rritje dhe kërcënimeve për luftë, Koreja e Veriut ka zhvilluar një paradë me ushtarë, tanke dhe të tjera mjete ushtarake në Penian, për të festuar përvjetorin e 105 të lindjes së presidentit themelues të vendin, Kim II – sung.
Tregimi i forcës këtë të shtunë, vjen në një kohë kur vendi ka paralajmëruar SHBA që të mos ndërmarrë asnjë veprim provokues në rajon, duke u shprehur se “është gati për t’u kundërpërgjigjur me sulme bërthamore”.
Korrespondenti i BBC, John Sudworth u lejua që të raportonte drejtpërdrejt nga parada, ndonëse lëvizjet e tij po kontrollohen me imtësi.
“Mund ta ndjesh tokën që dridhet”, tha ai, teksa ushtarët e tanket kalonin në sfond. Korrespondenti i CNN, Will Ripley, gjithashtu i pranishëm në paradë, tregoi se në një moment ushtarët iu drejtuan liderit të tyre Kim Jong Un me fjalinë: “Japim jetën për ty!”.