Nishani sërish “shuplakë” partive politike: Dialogoni për kompromis

Politikë

Nga qyteti i Beratit, Presidenti i vendit, Bujar Nishani foli për krizën politike në të cilën ndodhet vendi.

Kreu i shtetit theksoi sërish nevojën për dialog mes palëve politike, pasi sipas tij përmes dialogut arrihet edhe kompromisi.

“Asnjëherë nuk mund ta shkëpusim aktivitetin politik dhe qëndrimet politike ndaj zhvillimeve te ndryshme ne vend sepse ky është sistemi që ne kemi ndërtuar, vendimmarrësit e angazhimeve ne te gjitha fushat, përfshi edhe atë te kulturës, janë ne sistemin politik dhe unë do të theksoja se sa i rëndësishëm është dimensioni civilizues, dimensioni i një kulture te mataruar, i një bashkëpunimi, i një respekti reciprok përmes politikes dhe akteve politike, sjelljes politike dhe angazhimit institucional, ne mënyre qe vlerat e kulturës dhe civilizimit të jenë të jetësuara jo vetëm në trashëgiminë kulturore, por edhe tek sjellja e përditshme e institucioneve dhe aktoreve që përbejnë këto institucione. Historia na ka mësuar që dialogu është mjeti me i mire, por përmes dialogut arrihet edhe kompromisi, mirëkuptimi dhe respektimi i standardeve, të cilat janë të detyrueshme për te gjitha palët”- tha Nishani.

I pyetur për deklaratat e ministrit të jashtëm gjerman dje në Shqipëri, Nishani nuk pranoi që t'i komentonte, ndërsa tha se shqiptaret meritojnë një jetë si në vendet e BE ku synojnë të integrohen.

"Unë nuk jam takuar me ministrin gjerman, nuk bëj komente të diplomatëve të huaj, padyshim që Shqipëria ka tek Gjermania një aleat të madh, të pazëvendësueshëm dhe strategjik dhe jam i bindur se Gjermania, sikur ka qenë deri sot avokatë të përparimit dhe integrimit evropian të Shqipërisë përmes standardeve të larta të gjithë pranuara nga vendet anëtarë të BE, do të jenë gjithmonë inkurajuese nga këto autoritete edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të kenë të njëjtat standarde që kanë qytetarët në Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe dhe ne çdo vend te BE-se, që është destinacioni ynë i vetëm" tha ai.

ME TE LEXUARAT