Ngjarje horror në Durrës, tentojnë ta vrasin gruan me thikë në hyrje të pallatit
Tenton të vrasë me thikë një shtetase në hyrje të pallatit, policia zbardh dhe dokumeton ngjarjen.
Ngjarja e rende ka ndodhur ne Durres.
Policia beri me dije se Specialistët kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një pune hetimore të specializuar dhe të pandërprerë, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së datës 06.04.2017, ku një person tentoi të vrasë me thikë një shtetase.
Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, konkretisht shtetasin Mario Spahiu 33 vjeç, banues në Durrës.
Spahiu, më datë 06.04.2017, rreth orës 21:50, në lagjen Nr.17, Durrës për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur në trup shtetasen S.V. 34 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim”e mbetur në tentative dhe”Prodhimi, mabjtja, blerja aspo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 78, 22 dhe 279 të Kodit Penal.