Mediat greke: Bizesmenët grekë të lidhur me mafien shqiptare

Aktualitet

Të tjera detaje janë zbuluar nga media greke lidhur me gomonen e drogës që u kap në ujrat territorialë të Greqisë para dy ditësh.

Mediat shkruajnë se biznesmenë grekë janë të lidhur me mafien shqiptare të trafikut të drogës.

Mes shtetasve grekë të arrestuar janë një avokat nga Pireu dhe dy vëllezër, anëtarë të një familje të njohur të biznesit në Athinë. Ndërsa në pranga kanë rënë edhe shqiptarë.

Kjo spirale droge funksiononte në trekëndëshin Greqi-Shqipëri-Itali. Autoritetet greke kanë dyshime të forta se organizata ka lidhje me grupin e zbuluar pak muaj më parë, që kontrabandonte të ashtuquajturën “drogë për xhihadistët”.

Sipas mediave greke, dy vëllezërit biznesmenë kanë mbajtur një profil të ulët, nuk shfaqeshin shumë në publik dhe nuk kanë prapavijë kriminale. Gjithashtu, edhe avokati i njohu grek, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, raportohet se nuk bëri rezistencë dhe ishte jashtëzakonisht i qetë në momentin e arrestimit.

Mesa duket, gomonet e drogës gjithmonë jashtë ujrave të territorit shqiptar kapen. E, për më tepër fakte dhe detajet e reja dalin në dritë nga mediat greke.

ME TE LEXUARAT