Kapen në flagrancë me 211 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen dy shqiptarët
Policia greke mëngjesin e sotëm ka arrestuar në flagrancë dy shteteas shqiptarë, pasi u kapën duke transportuar me dy automjete 211 kilogramë kanabis sativa, në vendin e quajtur Paliuri, pranë Igumenicës. Policia bën me dije se të arrestuarit janë 27 dhe 30 vjeç, ndërkohë që emrat e tyre nuk bëhen publikë. Autoritet greke thanë se kishin informacion se po transportohej sasi droge nga kufiri shqiptar në brendësi të territorit grek.
Prej informacioneve rezultoi se lënda narkotike ishte fshehur në dy automjete me targa greke, të përdorura nga trafikantët. Ata iu thanë policëve se do ta dërgonin kanabisin në Athine, ku do t’ua dorëzonin anëtarëve të tjerë të bandës, edhe ata shtetas shqiptarë, raporton top channel. Dy të arrestuarit u dërguan në gjykatën e Igumenicës, e cila vendosi masën e sigurisë “burg pa afat”, si dhe vendosi sekuestron për dy automjetet dhe celularët e trafikantëve. Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të tjerë të organizatës.