Shokuese!… Gruaja e cila kishte tradhtuar të gjithë partneret, rrëfen arsyet e saja

Soft

Tradhëtia është një ndër temat që shumica prej nesh nuk do të donin ti diskutonin, por pavarësisht, ajo luan një rol të rëndësishëm në jetët e njerëzve. Jo gjithësecili tradhëton, ka edhe nga ata njerëz të cilët janë të lumtur me jetën martesore. Ku qëndron dallimi mes personave besnik dhe atyre jo besnik? Shkrimtarja Julia Stephenson mendon se atraktiviteti i një personi luan rol kyç në tradhëti.

Ajo mendon se tundimet që ajo kishte ndjerë ishin të shkruara për shkak të bukurisë së saj. Të shohim se ç’farë argumente jep për të arsyetuar tradhtitë e njëpasnjëshme. Ju mund të shokoheni nga vetëbesimi i saj, por ajo me të vërtetë di të arsyetoj veten… Gjithçka ndodhi gjatë martesës së saj kur ajo ishte 26 vjeçare.

Për fat të keq, martesa e saj zgjati vetëm 18 muaj sepse “ I pëlqeja dikujt dhe më bëri për vete, dhe unë budallaçkja, nuk kisha karakterin e fortë që ta refuzoja.” Dhe çka është më e keqja, me kë ajo tradhtoi burrin e saj!! “Unë e lash burrin tim për një nga rivalet e tij: një menaxher banke, bjond dhe me veti mashtruese tjera të cilin e njoha përmes një shoqeje.”

Ajo vazhdoi me arsyen se partneri i saj i ri ngjalli pasiguri dhe xhelozi tek ajo për shkak të bukurisë së tij, diçka që ajo beson se burri i saj gjatë gjithë kohës është dashur të luftoj kundër. Në një artikull të shkruar nga Julia në Daily Mail, ajo sqaron se si gjërat do të kishin qenë ndryshe: “ Mendoj që po të mos kisha qenë aq e bukur, unë ndoshta ende do të isha e martuar me burrin që një herë e kam dashur.“ Ndoshta në shikim të parë duket si një fakt i kotë, por arsyet dhe sqarimet që ajo i jep të bëjnë të mendosh që ndoshta ajo ka të drejtë…

Ajo mer shembull një studim të bërë nga Universiteti I Hardward-it i cili tregon që çiftet e famshme kanë më shumë gjasa për divorc se sa çiftet tjera, por nuk do të thotë që vetëm te ata ndodh kjo. Të qenurit atraktiv në përgjithësi, edhe nëse nuk je i famshëm, shfaq rrezik më të madh për divorc. Edhe pse atraktiviteti mund të luaj rol të rëndësishëm në tradhëti, nuk do të thotë që çdo person i bukur tradhëton. Julia sqaron që meshkujt gjithnjë i vardiseshin asaj, madje edhe në rastet më të çuditshme. Julia përshkroi një situatë të thjeshtë ku një mashkull ka ndaluar veturën për të hyrë në bisedë me të. “P.sh. në një pasdite tek sa po dilja nga parukierja me një shoqe, e pash një mashkull të ri e të bukur të mbështetur në Ferrarin e tij para meje.’Nuk do tia kisha falur vetes nëse vetëm do të kisha kaluar me veturë’ tha ai. ”

ME TE LEXUARAT