Fermeri në Shkodër iu bashkua protestës duke bllokuar rrugën me bagëti, shoqërohet në polici

Aktualitet

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në polici një fermer i cili iu bashkua protestës së PD-së duke bllokuar rrugën me bagëtitë e tij. Mësohet se bëhet fjalë për fermeri Lush Ndoci. Ky i fundit, u shoqërua nga blutë për t’u marrë në pyetje për veprimin e tij. Fermeri bllokoi për disa minuta këtë aks, duke shkaktuar radhë në automjete.

Protesta e sotme u mbajt në 5 pika kyçe të vendit, ku për një orë u bllokua trafiku. Prej disa kohësh opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

ME TE LEXUARAT