E rëndë në Elbasan, aksidentohet për vdekje 27-vjeçari
Lajmifundit
/
28 Prill 2017, 15:10
Aktualitet
Një aksident i rëndë është raportuar ditën e sotme në Elbasan, ku mësohet se ka humbur jetën një 27 vjeçar. Policia bën me dije se një 61-vjeçar me iniciale I.Sh, duke drejtuar mjetin tip "Ford" veturë me targa AA575 GB është përplasur me mjetin motor me targa AP 200, duke plagosur shtetasin me iniciale D.M, 27 vjeç banues në Elbasan. I riu është dërguar për ndihmë mjekësore në Tiranë, por mësohet se ai nuk ka munduar t'iu mbijetojë plagëve.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në Komisariat për veprime të mëtejshme.