Zbardhet dinamika e vrasjes së Artan Cukut, gruaja e tij pa njërin nga autorët
Hetuesit kanë rindërtuar skenën e vrasjes mafioze të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, i cili u qëllua mbrëmjen e shkuar për vdekje pranë banesës së tij në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.
Për kryerjen e vrasjes, janë përdorur dy armë zjarri, ndërsa atentatorët dyshohet të jenë nga veriu.
Ish-oficeri i lartë i policisë është qëlluar 5 herë; katër herë në trup dhe një herë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Hetimet mbi ngjarjen tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda që po punon me grupin e posaçëm hetimor dhe specialistë të Drejtësisë së Tiranës, asaj të përgjithshëm dhe ekspertë të krimit të organizuar.
Për vrasjen, janë shoqëruar 11 persona, të cilët janë marrë në pyetje, ndërsa një nga atentatorët është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Pista kryesore e vrasjes dyshohet të jetë ajo për shkak të detyrës.
Nga ana tjeter, grupi i hetimit ka marre ne pyetje nje sere personash e deshmitaresh. Mes tyre mesohet se eshte edhe bashkeshortja e Artan Cukut e cila mendohet se ka pare njerin nga autoret e krimit.
Marrja ne pyetje e bashkshortes se Artan Cukut pritet te zhvillohet ne ditet e arshshme per shkak te gjendjes se sa te renduar.