Detajet/ Laboratori 5.4 km nga Tirana, si funksiononte sistemi për përpunimin e kanabisit

Aktualitet

Ditën e sotme në Tiranë është zbuluar një laborator droge. Sipas të dhënave, është vetëm 5.4 km nga qendra e Tiranës, saktësisht në Shkozë drogës brenda një tuneli që ndodhet mes banesave.

Menjëherë pas konstatimit, policia ka mësyrë në zonë dhe ka shoqëruar disa banorë që kishin shtëpitë pranë tuneleve. Raportohet gjithashtu se në hyrje të tunelit ndodhej një bot me ujë, ndërsa në brendësi të tunelit ishte instaluar një rrjet elektrik në tavan ku ishin vendosur edhe llamba për ndriçimin e ambientit.

Po ashtu mësohet se  brenda janë gjetur thasë me drogë por nuk dihet sasia e saktë. Sipas të dhënave në tunel droga thahej dhe përpunohej dhe bëhej gati për shitje.

Fillimisht u tha për 4 të arrestuar, ndërsa tashmë mësohet se ka edhe shumë banorë të shoqëruar.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit vijon kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Paralelisht vijojnë kontrollet në territor edhe në ish-magazina e depo shtetërore, ish-reparte ushtarake, tunele, shtëpi të braktisura, sera e çdo ambient tjetër të dyshuar se mund të përdoren për magazinim të lëndës narkotike apo për kultivim të bimëve narkotike.

Në ketë kuadër gjatë ditës së sotme rreth 200 forca Policore, FNSH, Drejtoria Kundër Narkotikëve, Drejtoria për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Policinë Durrës kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territor. Kontrollet kanë vijuar nga ajri dhe toka.

ME TE LEXUARAT