Brenda burgut “fantastik” të Xhihadistëve, ja çfarë jete bëjnë

Soft

Në burg, nuk pritet që të ketë shtretër të mëdhenj, minibare, pishina të brendshme, e aq më pak për të dyshuarit për terrorizëm.

Mirëpo, rreth 1.000 njerëz që akuzohen për krime të tilla, shijojnë luksin, duke përfshirë edhe vizitat e bashkëshorteve në Al Ha’ir, qendër e rehabilitimit në Arabinë Saudite, duke marrë një qasje të pazakontë në luftën kundër terrorizmit.

Burgu është i madh 1.7 milion metra katrorë, ndërsa luksi është vetëm një pjesë e tij, që gjendet në Riyadh, e që mban 5 mijë të burgosur.

Pjesa më e madhe prej tyre kanë zhvilluar sulme xhihadiste jashtë vendit, kundër qeverive apo janë të dyshuar.

Edhe pse kjo është bërë me qëllim për të ndëshkuar të burgosurit, ata edhe shpresojnë të rehabilitojnë ata, duke adresuar probleme themelore si analfabetizmin, varfërinë, që gjë autoritetet besojnë se i kanë shtyrë ata që të kryejnë sulmet.

Fotografi Degner ka kaluar 2 ditë në Al-Hair, ndërsa qeveria nuk e kanë lejuar atë që të fotografojë të burgosurit.

ME TE LEXUARAT