Berluskoni heq dorë nga Milani, pronari i ri i Milanit zbulon trajnerin për sezonin e ardhshëm
Lajmifundit
/
14 Prill 2017, 15:13
Sport
Pronari i ri i Milanit, Yonghong Li ka konfirmuar se Vincenzo Montella do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit për sezonin e ardhshëm.
“Montella do të jetë trajner i ekipit edhe në sezonin e ardhshëm. Ai na pëlqen shumë”, deklaroi ai, përcjell Express.
Së fundmi spekulohej se “Rossonerët” mund të bëjnë ndryshim në stafin teknik për sezonin e ri.
Emri i Roberto Mancinit është përmendur si paraardhës i mundshëm i Montellas. Por, kjo nuk pritet të ndodh pas deklaratës së pronarit të ri të Milanit. /Express/
