Berisha nxjerr emrat: Këta zyrtarë të policisë kontrollojnë trafikun e drogës në Vlorë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar sërish qeverinë dhe policinë, duke i bërë përgjegjëse për trafikun e drogës.
sipas te dhenave nga ‘oficeri dixhital’, Berisha thotë se droga e kapur në Triport, Zvërnec tre ditë më parë ishte e Drejtorit të Policisë së Vlorës.
"Oficeri dixhital", i Berihes jep emra konkretë të personave që sipas tij, organizojnë trafikun e drogës në jug të vendit.
STATUSI I BERISHËS
Trafikun e drogës e bën qeveria!
Oficeri dixhital informon:
– Droga e kapur ne Triport -Zvërnec tre ditë më parë ishte e Leart Çelës, drejtorit të policisë së Vlorës.
Lexoni me poshtë mesazhin e oficerit dixhital! sb
“Përshëndetje doktor!Jam oficer në Komisariatin e policisë Vlorë. Disa ditë më parë Policia e Shtetit (Policia Vendore Vlorë) ka kapur në zonën e Triport-Zvërnec në një furgon 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive me hashash si dhe një Fuoristradë që transportonte një gomone me 3 motorë e cila do të shërbente për transportin e ngarkesës.
Theksohet se ngarkesa ka qenë e “Jaert Çelës” – Drejtorit te Policisë Vendore të Qarkut Vlorë dhe organizimin e saj e bënte në terren “Gjergj Koila” – Shefi Krimit të Organizuar në këtë Drejtori. Ngarkesa e këtij transporti ka qenë e mirë organizuar dhe me dijeni të plotë të strukturave vendore të SHKB-së dhe konkretisht të Drejtorit të SHKB-së Vendore “Endri Mema” lidhje e “Arben Skëndo”.
Kapja e kësaj ngarkese është bërë fare rastësisht nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe konkretisht nga shefi i këtij komisariati “Behar Caka”. Ky i fundit nuk ka pasur dijeni lidhur me këtë ngarkesë pasi Drejtori i Vlorës “Jaert Çela” ka kërkuar nga Shefi i Krimit të Organizuar të Policisë Vlorë “Gjergj Koila” të përjashtonte shefin e Komisariatit “Behar Caka” duke bërë një pagesë tek SHKB Vendore e Vlorës për të qenë të sigurt për çdo eventualitet.
Theksohet se personat që do të bënin transportin janë kapur por pas marrjes dijeni të shërbimeve të Policisë se cilit i përkiste kjo si ngarkesë, janë lënë të lirë të ikin duke proceduar më tej sikur Trafikuesit janë larguar përpara se të konstatoheshin nga Policia e Shtetit… Mes Drejtorit Jaert Çela dhe Shefit të Kom Behar Caka ka nisur një debat i rëndë i cili këtej ka degraduat rëndë…”